Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se drekat e punës me Hovenier janë gjithmonë të këndshme, derisa ka shtuar se ka pranuar një dhuratë nga ai.
“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit”.
I pari i LDK-së njoftoi se bashkë më Hovenier kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet politike në vend, teksa ka thënë se Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të.