UBT News

Abdixhiku takohet me Escobarin dhe Lajçakun: LDK mbështet dialogun me njohje të ndërsjellët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët e tij është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak.

Nëpërmjet një komunikate për medie thuhet se Abdixhiku ka bërë të ditur që LDK e mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që përfundimi i saj duhet jetë njohja e ndërsjellë.

“Kryetari Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës. LDK mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit”, thuhet në komunikatën për medie nga LDK. 

Exit mobile version