UBT News

Abdixhiku s’pranoi ta takojë presidentin Begaj në Kuvend, reagon Hyseni

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai takoi krerë të lartë institucionesh e drejtues partish politike, përveç Lumir Abdixhikut. Ky i fundit s’pranoi ta takonte presidentin Begaj në Kuvend.

Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, i cili në një postim në Facebook e quajti skandal politik infantil nga ana e kreut të LDK-së. Sipas tij, “pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”.

Ai e ka pyetur Abdixhikun pse u nuk veproi njëjtë me vizitën e presidentit të Malit të Zi në maj të këtij viti.

“Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare.Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë. Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond???!!!”, përfundoi Hyseni./UBTNews/

Exit mobile version