Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton do të marrë pjesë në çdo takim ku ftohet.
“Ne shkojmë kudo ku marrim ftesë. Është pozitive që Presidentja po i mbledh liderët, dhe po ashtu është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet me interes shtetëror,” u shpreh Abdixhiku.