UBT News

​Abdixhiku reagon pas vendimit të Kushtetueses: Gjykata shpërfaqi paaftësinë e kësaj Qeverie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit për caktimet e çmimeve të Qeverisë Kurti nga Gjykata Kushtetuese.

Në llogarinë e tij në Facebook, kreu i LDK-së tha se Kushtetuesja e ka rrëzuar një ligj, që siç tha ai të qeverisë më antikushtetuese, teksa shtoi se gjykata shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën.

“Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj”, tha ai.

Abdixhiku gjithashtu shtoi se sipas mendësisë së kësaj Qeveria, Kurti do të ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën.

Exit mobile version