Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova. Abdixhiku para mediave tha se po e nis ditën e parë të punës duke e kujtuar kryetarin e parë të LDK-së, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës, teksa siç u shpreh ai nga këtu po dërgon mesazhe se idetë tradicionale të LDK-së mbesin ide të përhershme.
Sa i përket takimit të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, rreth konstitutimit të institucioneve, Abdixhiku tha se po e presin konfirmimin e VV-së për këtë takim.
“Siç kam deklaruar edhe dje, po presim për konfirmimin e takimit të së premtes, ditën e propozuar nga ne. Do t’i dërgojmë letër edhe zyrtarisht, propozimi ynë është për të premten”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku dje u zgjodh kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës./UBTNews