UBT News

Abdixhiku pas takimit me Ramën: Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e kësaj partie Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike”.

“Kryeministrin Rama e falenderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti”.

“Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka njoftuar kreu I LDK-së./UBTNEWS

Exit mobile version