UBT News

Abdixhiku pas takimit me Hargreaves: Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takim, Abdixhiku njofton se e ka informuar ambasadorin për ecurinë pozitive të fushatës zgjedhore, projektet ambicioze që LDK-ja synon të realizojë dhe përkushtimin për të rikthyer pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në rast se merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, në këtë kohë fushate, prita ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë! U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të Qeverisë së Re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike. Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, shkruan Abdixhiku.

Exit mobile version