Ka përfunduar takimi i kandidates për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit në një konferencë për media deklaroi se kanë diskutuar për formimin e institucioneve, dhe deklaroi se pas formimit të Qeverisë janë të interesuar të takohen me pretendenten për presidente, për ta qartësuar pozicionin e saj.
“Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve, të takohemi me Osmanin dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj si pretendente për presidente karshi LDK-së, karshi VV-së, karshi partive opozitare dhe në veçanti karshi nismës së saj politike të paralajmëruar. Presim ftesë nga Osmani”, deklaroi Abdixhiku./UBTNews