UBT News

Abdixhiku njofton se edhe ai u ftua nga NDI për Konventën e Demokratëve, thotë se delegoi Alush Gashin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka pasur ftesë nga NDI për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago, por ka deleguar profesorin Alush Gashi.

Ai ka bërë me dije se Gashi do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet të konfirmohet Kamala Harris si kandidate për president.

Tutje, Abdixhiku tha se LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci

Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identirar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare! ”, ka shkruar Abdixhiku.

Exit mobile version