Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Podujevës në prag të zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit, duke shprehur bindjen e tij të plotë në rikthimin e qeverisjes në këtë komunë.
Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Podujevë dhe bëri një shëtitje në sheshin e këtij qyteti.
“Rajoni i Llapit tradicionalisht ka qenë bastion i fuqishëm i Lidhjes Demokratike, andaj në zgjedhjet e 17 tetorit jemi të bindur në fitoren e madhe në Podujevë”.
“Qyteti i bukur i Podujevës, ka qenë dhe do të mbetet kala e pamposhtur e LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas këtij njoftimi, në këtë takimin me strukturat u diskutua edhe për “organizimin dhe mobilizimin e pashoq që kanë udhëheqja lokale atje, në krye me Doktorin dhe kryetarin e ardhshëm, Ekrem Hysenin”. UBTNEWS