Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se arsyeja e thirrjes së Konventës së partisë është nisja e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën.
Për gjatë dy ditëve, Abdixhiku tha se fokusohen në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë.
“Arsyet e thirrjes së konventës për nisjen e programit tonë ideologjike e politikbërjes sonë. Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese. Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”, tha Abdixhiku.
“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, tha tutje ai.