Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur rezultatin e partisë që ai drejton në këto zgjedhje. Sipas tij, LDK-ja ka dyfishuar votën në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.
Abdixhiku në një konferencë për media deklaroi se LDK-ja ka siguruar raundin e dytë në Prishtinë, si dhe ka siguruar fitoren në Pejë, Lipjan e Fushë Kosovë.
“LDK-ja ka siguruar raundin e dytë dhe kemi siguruar raundin e parë në: Pejë, Lipjan dhe Fushë Kosovë. Jemi duke pritur edhe në Gjilan dhe në Podujevë. 46 për qind në Podujevë. Jemi në raundin e dytë edhe në komunën e Junikut”, ka thënë i pari i LDK-së./UBTNews