UBT News

Abdixhiku merr dhuratë kristalin e gurit të ish-presidentit Rugova

Dita e sotme shënon dyvjetorin e marrjes së postit të kryetarit të LDK-së të Lumir Abdixhikut. Abdixhiku pikërisht në këtë dyvjetor u vizitua nga Fane Rugova, bashkëshortja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, nga e cila pranoi një dhuratë.

“Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ka shtuar se këto dy vjet shënuan rikthimin e LDK-së.

“E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ai.

Exit mobile version