Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri.
Abdixhiku thotë se marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri nga ana e Qeverisë, kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.
“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!”, shkroi ai në Facebook.
Abdixhiku thotë se Qeveria e Kosovës i ka braktisur njerëzit e vet.
“Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet. Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!”, përfundoi Abdixhiku.
Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80…
Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, April 12, 2021
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputetja e Kuvendit, Melihate Tërmkolli, e cila ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me Aleksandër Vuçiq. Sipas Tërmkollit, Kurti me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri po vepron njësoj si Vuçiqi me Listën Serbe në Kosovë./UBTNews