UBT News

Abdixhiku: LDK-ja synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe formimin e institucioneve demokratike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti do të vendos të shtunën nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për presidente.

Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar të shmangen zgjedhjet e reja dhe të kemi institucione demokratike.

Kreu i LDK-së në konferencën për medie pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha të shtunën do të konstituojnë edhe Kryesinë e partisë.

“Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai.

Exit mobile version