UBT News

Abdixhiku – Kurtit: Asociacionin zhbëje ose implementoje sipas Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet ta kuptojë që para vetës ka një marrëveshje të ratifikuar në Kuvend. Sipas tij, ai duhet ose ta zhbëjë një të tillë ose ta implementojë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çdo gjë tjetër sipas kreut të LDK-së është lojë fjalësh për debate popullsite.

Në seancën ku po diskutohet për procesin e dialogut me Serbinë, Abdixhiku e ka kritikuar Kurtin sipas tij për politika populiste.

“Për shkak të politikave krejtësisht populiste të Kurtit, që synim kishin betejat e brendshme partiake si zëvendësim i qeverisë që po dështonte çdo herë në shpërdoruam një vëmendje e mundësi të rrallë, historike për Kosovën. Fillimisht duke mos koordinuar me aleatë asnjë veprim tonin në përballje me Serbinë e më pas duke rënë në grackën e kundërshtarëve tanë historik që synonin destabilizimin e veriut të Kosovës dhe sepse nuk u koordinuam, në emër të sovranitetit dhe dinjitetit ne jemi tash e sa muaj me më pak sovraniteti në pjesë të territorit të Kosovës. Jemi pa mundësi organizmi të zgjedhjeve në Kosovë, pa polici prezente atje e pa sistem shtetëror atje, madje as vendimet tona shtetërore, ato që u bën shkas i një moskooridinimi të tillë nuk janë më, afatet e Kurtit u zhbënë brenda marrëveshjes të mbrëmjes në Bruksel”, ka thënë ai.

Deklarimin e sotëm të kryeministrit Kurti, Abdixhiku ka quajtur të paqartë dhe kontrovers.

“Nuk mund të pranosh si bazë të mirë diçka që është merre ose leje ose është bazë përfundimtar ose është bazë fillestare. Dhe e dyta, shpërputhja më e madhe është në mes të refuzimit që provon të ia bëjë asociacionit dhe pranimit brenda draftit që na elaboroi e që nuk e kemi parë asnjëri nga ne, të respektimit të marrëveshjeve paraprake. Respektimi i marrëveshjeve paraparë në thelb është pranimi i Asociacionit, për LDK-në ky Asociacion duhet të bëhet sipas interpretimit kushtetues. Dhe ky interpretim kushtetues i heq të gjitha elementet e frikës që mund t’i kemi të gjithë por nuk mund të bësh lojëra politike këtu në Kuvend, të thuash në një anë nuk do ta bëjë asociacion por kam pranuar një marrëveshje merre ose leje që respektimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kryeministri ka para vetës një marrëveshje të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës duhet të kuptojë një të vërtetë të vetme, që para vetës ka një marrëveshje të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013, populli i Kosovës, qytetarët e Kosovës nëpërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me 84 vota për, 80% të popullit të Kosovës ka marrë një vendim të tillë. Janë dy rrugë që i kemi përpara, një ta zhbëni këtë marrëveshje ndërkombëtare, dy ta implementoni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Të tjerat janë lojëra fjalësh për debate e konsume populsite në vend”, ka shtuar ai.

Exit mobile version