UBT News

Abdixhiku kritikon ndërprerjen e seancës: Veprim i padrejtë dhe në kundërshtim me Rregulloren

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar vendimin e kryesuesit Avni Dehari si të pabazuar dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tij, në sallë kishte kuorum të mjaftueshëm për të kaluar në pikën e parë të rendit të ditës – miratimin e Raportit për Verifikimin e Mandateve – dhe nuk kishte arsye që seanca të ndërpritej.

“Kryesuesi, që rastis të jetë më i vjetri në moshë dhe nga partia e parë, veproi në kundërshtim me Rregulloren dhe praktikën kushtetuese. Pa të drejtë ndërpreu seancën, ndonëse ishin plotësuar kushtet për votim,” u shpreh Abdixhiku.

Ai e cilësoi këtë si një praktikë bllokuese që dëmton institucionin më të lartë të vendit dhe një veprim me pasoja të rënda politike.

Exit mobile version