UBT News

Abdixhiku: Konsull lind, s’bëhesh

Lidhur me emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, konsull i përgjithshëm në Republikën Çeke, ka reaguar edhe ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku.

Ai në një shkrim në Facebook theksoi se konsul lind, s’bëhesh. Sipas Abdixhikut, ky emërim do t’i demotivojë të gjithë të rinjtë, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder.

“Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder. Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, shkroi Abdixhiku në Facebook./UBTNews

Exit mobile version