Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarët z. Haziri e z. Quni, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Kryetari Abdixhiku e vlerësoi se z. Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi, duke ngritur shumë herë çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Poashtu gjatë takimit u diskutua për koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes autoriteteve në Luginë dhe atyre në Kosovë.
Kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për z. Kamberi, që të vazhdoj me guximin dhe vendosmërinë e tij të mbroj dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Bujanoc. /UBTNEWS