Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë janë zgjedhjet e reja.
Sipas tij, në Kosovë s’mund të ketë qeveri të pakicës. Lideri i LDK-së në konferencë për media të mërkurën tha se mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër vetëm sa e zvarrit krizën politike, derisa i kërkoi atij që ta pranojë se s’ka shumicë parlamentare.
“Çdo zvarritje e tillë e qëllimshme e institucioneve përbën zgjatje të krizës. Dëm për buxhetin e Republikës dhe rrezik për stabilitetin institucional dhe demokratik të vendit”, tha ai./KP
