Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë se nuk po bën asgjë, për siç ka thënë ai, humbjen e vlerës së kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale.
Ai ka kritikuar Qeverinë që nuk po e cakton bordin e këtij Fondi.
“Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.
“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullsitët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.