Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pasur një drekë pune me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku është shprehur se është kënaqësi bashkëbisedimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara.
“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku.