UBT News

Abdixhiku: Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficienti do të jetë 125 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën parlamentare ka arsyetuar propozimin e këtij subjekti politik që vlera e koeficientit të jetë 125 euro.

Deputeti Abdixhiku tha se me të ardhur si LDK në qeverisje, vlera e koeficientit do të jetë 125 euro.

“E para sepse duhet të reflektoj inflacioni që po flasim tash e dy vjet nuk është inflacioni faji i punëve tona vendore, është i importuar, sepse është krizë globale por vendimet dhe veprimet tona përcaktojmë se si përballemi si shtet për qytetarët e vendit. Dhe me 125 euro koeficientin ne e përbëjmë këtë përballueshmëri ky zotëria dhe këta zotërinjtë e kanë rritur nivelit e përgjithshëm e pagave për 17% kaq kanë thënë, pra kaq është rritur më pak se sa që ka pas inflacion mesatare nuk mund të mburremi me një gjendje të tillë… Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficenti do të jetë 125 është i mundshëm është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm dhe prapë i pamjaftueshëm për krizën që po kalon Kosova”, u shpreh ai.

Ai madje ironizoi me ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se mendja nuk ia ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të mbajë ligjërata për ekonomi në Kuvend.

“Nuk dua ta ofendoj ministrin e Financave por mendja nuk ma ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të duhej të mbajë ligjërata këtu për ekonomi në Kuvend të Kosovës dhe atë pasi kam dëgjuar ministrinë e Financave në vitin 2023…Prej ditës së parë që është ulur aty deri më sot thotë se është rritur inflacioni 11.6% sepse nuk e kupton dallimin bazik në ekonomi inflacioni vit për vit prej inflacionit periodik prej ditës që ke ardhur ti në pushtet dhe ai inflacion është 20% sipas ASK-së”, tha ai.

Exit mobile version