Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22-vjetorit të Betejës së Koshares.
Pasi vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “ Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet.
“Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët, mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plotë të tjerë, të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë sot sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtet. Nga këtu na dhënë obligim dhe zë të ndërtojmë vendin tonë të shenjtë”, tha ai.
Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.