Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më 1 gusht janë bërë një vit e gjysmë qëkur partia e tij vendosi ta bojkotojë në tërësi Radio Televizionin e Kosovës.
Abdixhiku ka pasur kritika për partitë e tjera që s’kishin vepruar njejtë dhe thotë se disa mungesën e LDK-së në RTK e kishin parë si mundësi për marrjen e hapësirës televizive.
Kryetari i LDK-së tutje thotë se tashmë që po shihet hapur që RTK është kapur dhe që politikat redaktoriale po caktohen nga parapushteti, paralajmërimi dhe vendimi i LDK-së për bojkot marrin kuptim.
“Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku thotë se LDK mbetet partia e vetme në bojkotin ndaj RTK-së dhe ka ftuar edhe akterët e tjerë publik që të rreshtohen pas vendimit për bojkot.