UBT News

Abdixhiku bën homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

Me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Abdixhiku tha se Krasniqi ishte shembull dhe ka kërkuar që drejtësi për vrasjen e tij.

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonelit, Krasniqi, shpreson që vrasja e vëllait të tij të zbardhet, madje kërkon që dosja të dërgohet në Gjykatën Speciale.

Krasniqi është vrarë më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.

Exit mobile version