UBT News

Abdixhiku: Asamblistin që u kap me drogë, VV-ja e dëshironte aksionar në stacion të autobusëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Mujeci, i cili u kap në Tiranë me 11 mijë e 300 tableta ekstazi, me peshë prej mbi 5.090 kilogramë në vlerë rreth 400 mijë euro.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pikërisht Mujeci ishte për të cilin Lëvizja Vetëvendosje insistonte ta bënte aksionar në stacionin e autobusëve.

“Sot, teksa një asambleist i tyre është arrestuar me plot 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro; si pjesë e një rrjeti që me linjat e autobusëve Prishtinë – Tiranë bartnin narkotikë në vazhdimësi; nuk ka se si të mos rikujtojmë insistimin e opozitës së Kryeqytetit, Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vendosur të njëjtin asambleist – pikërisht këtë pra – si aksionar në këtë Stacion. Jo Termokos, Prishtina Parking, NPB, Pallat të Rinisë apo dhe secilën ndërmarrje tjetër në Kryeqytet, por vetëm në Stacion; aty ku linjat e autobusëve niseshin për çdo ditë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Exit mobile version