Pas diskutimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka thënë se raportet me Kosovën janë të forta dhe se nuk do të ndryshojnë, raporton KosovaPress.
Në një konferencë për medie, ai mirëpriti diskutime të tilla me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se kanë diskutuar për shtimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.