UBT News

​Abbott: Kushtetuta të zbatohet për dinarin, por edhe për Manastirin e Deçanit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është i lumtur kur sheh thirrje për zbatimin e Kushtetutës, qoftë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, apo qoftë nenin 11 të saj (duke iu referuar vendimit të BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb). Megjithatë ai kërkoi që të ketë komunikim me komunitetet e prekura.

“Jam shumë i lumtur kur shoh thirrje që të zbatohet kushtetuta e Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, qoftë neni 11. Ajo që nevojitet është komunikimi më i mirë për komunitetet e prekura dhe zbatimi i inskenuar i masave për të lejuar njerëzit të rregullohen”, shkroi Abbott në Facebook.

Reagimi i Abbott vjen pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dje gjatë një konference për media tha se Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

Exit mobile version