Demokracia për Zhvillim (D4D) ka lansuar punimin “Kostoja e pabarazisë: Financimi i fushatës zgjedhore së grave kandidate”.
Aty u tha se në këtë raport kanë marrë pjesë vetëm tetë gra kandidate, e që sipas tyre vërehet trysnia dhe ambientin nga partitë politike.
Në këtë raport tregohet se 50 për qind e të anketuarve të cilët ishin kandidate për deputete, thonë se kostoja e fushatës zgjedhore kap shifrën prej 2,000 deri në 5,000 euro.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se për fat të keq shumë gra hezitojnë të hyjnë në politikë, duke shtuar se një nga barrierat ka të bëjë me çështje financiare.
“Ambasada është krenare për nxjerrjen e këtij raporti. Kjo temë është e rëndësishme dhe kemi parë një progres për uljen e numrit. Ku kemi parë thyerjen e një rekordit të zgjedhjeve nga një grua. Siç e dini një nga barrierat kanë të bëjnë me çështjet financiare”.
“Për fat të keq është se shumë gra për të bërë ndryshimin hezitojnë të hyjnë në politikë. Shpresoj që kjo të shërbej sesi financohen fushat për gratë kandidate. Njëkohësisht të përmirësohet dhe të sigurohet një transparencë të resurseve politike”.
Majlinda Sinani-Lulaj, zëvendësavokate në institucionin e Avokatit të Popullit, tha se gratë janë të nënvlerësuara, prandaj duhet marrë masa të menjëhershme.
“Institucioni i Avokati i popullit ka marrë rolin si mekanizëm i ngritjes së zërit të ngritjes së përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Gratë janë të nënvlerësuara, ky është fakt që e shohim çdo ditë, e atëherë kjo bëhet shumë vonë nëse ne s’kemi marrë masa për trasimin e rrugës në shoqëri”.
“Partitë politikë mbesin dhe janë qeliza brenda të cilave trasojnë rrugë në institucione. Në këtë studim përkufizohemi vetëm në fushata politike, por partitë politikë, fillojnë shumë më herët fushatën dhe përfaqësimi i tyre është i mangët. Fushata nuk fillon e mbaron më një palë zgjedhje, por që vazhdon më gjatë”, tha ajo.
Yll Buleshkaj nga KQZ-ja, tha se është evidente se fushata nuk mund të bëhet pa mjete.
“Tashmë është fakt se fushatë pa para nuk mund të bëhet dhe mungesa e tyre të jep mangësi dhe zvogëlim të zgjedhjes në nivelin qendror. Legjislacioni aktual ka kufizime dhe e hedh një ide për ndryshime në reformë”.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka përmendur disa shkaktarë të mungesës së përfshirjes së grave në politikë.
“Barazia në zgjedhjeve është element i rëndësishëm. Elementet financiare është e rëndësishme sepse paraja rikthen fuqinë politike dhe me përzgjedhjen e tyre në pushtet. Çështja e grave, kemi një numër të vogël të kandidateve në këtë proces, ku derivon me mungesë të të ardhurave, dhe mungesave e rrjedhjeve të fondeve nga rrjetet e bizneseve. Mbështetja e tyre është në kuadër te simbolikës, si formalitete të kartëvizitave etj”.
“Burrat kanë shtabe zgjedhore, krahasim me gratë që pak prej tyre kanë shtabe zgjedhore. Gratë në mendësinë që jetojmë, shumë më vështire e kanë bindjen te votuesit, ku shumë fushata bëhen nëpër oda, e ku kemi parë mbi 90 burra, dhe krahasuar me këtë, sa vështirë do të jetë për një kandidate të jetë në një prezencë me 100 burra në Odë”.
Valëza Zogjani autore e këtij raporti, tha se viteve të fundit është vërejtur një trend pozivit i pjesëmarrjese së grave në politikë, por që ende ka sfida.
Sipas saj, 50 për qind e të anketuarve të cilët ishin kandidate për deputete, thonë se kostoja e fushatës zgjedhore kap shifrën prej 2000-5000 euro.