UBT News

Abazoviq: Kosova do të ketë mbështetje të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pos kësaj, Abazoviqi ka uruar edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Këto procese, ai i quajti “historike” për Kosovën, duke theksuar se me këtë fuqizohen “aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane”.

“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, ka shkruar Abazoviq në Twitter

“I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar tutje Abazoviq.

Exit mobile version