Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, akuzoi zyrtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP), Predrag Boshkoviq dhe Rashko Konjeviç, se janë pjesë e një plani që e shtyn Malin e Zi drejt destabilizimit.
Ai këtë e ka thënë teksa ka folur për destabilizimin e afërt të shtetit, pas kapjes së cigareve në Portin e Tivarit, duke e lidhur me ish-zyrtarë të lartë të Administratës së Policisë, Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe kompanisë ndërtimore Bemax, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
“Kush janë interpretuesit politikë të destabilizimit të Malit të Zi – Rashko Konjeviq (SDP) dhe Pegja Boshkoviq (DPS). Zbatuesit politikë të kësaj. E pyes kolegun Boshkoviq nëse ka qenë në takimin në Bandiqi pas 30 gushtit me ekipin e përmendur? A ishte ai pjesë e asaj bisede? Ishte për të mos njohur rezultatet, por për të filluar kaos në rrugët e Malit te Zi? E ekspozova plotësisht atë oktapod dhe zor se mund të kthehet, edhe nëse formoni një qeveri në të cilën do të këni ndikim dhe popullit tuaj. Po thërras një Prokurori Speciale të Shtetit për të verifikuar këto pretendime dhe për të vënë drejtësinë në lidhje me mua dhe këdo tjetër”.
Konjeviq është zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe ministër i Mbrojtjes aktual dhe Boshkoviç ish-ministër i Mbrojtjes. Abazoviq deklaroi se “këta janë njerëzit që po e shtyjnë Malin e Zi drejt destabilizimit”.
“Unë pohoj se, do të fusja dorën në zjarr. Shpjegova për Mportalin, më duhet të sqaroj për Portalin Analitika, edhe për Pobjedën, edhe për Drashko Gjuranoviqin, edhe për Darko Shukoviqin, edhe për Ljub Filipoviqin, edhe për shume te tjere.Po shpjego se cili eshte narrativa dhe kush financon kë… Më lejoni të pyes nga i kanë marrë apartamentet, kush i ka shlyer kreditë…”
Abazoviq deklaroi se është i gatshëm të zbulojë “të gjitha gjërat që fshihen nën qilim”./klankosova.tv/