UBT News

Abazi së shpejti në Prokurori për deklaratat e tij për rastin Dehari

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të ftojë së shpejti për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazin, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Prokuroria në një komunikatë për medie ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot në një konferencë për media.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet aty.

Abazi në një konferencë për media sot tha se ka videoincizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.

Exit mobile version