UBT News

Abazi: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, fjalimi në KE e ka dëmtuar interesin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve. Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq-Rama për Kosovën si dhe për shëndetin publik.

Ai tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE dhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur, e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.

“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçië janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e astateve publike të Ballkanit perëndimorë dhe ky rrjet, ekonomik politik, në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë demokracinë më rajon”, tha ai.

“Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”, shtoi ai tutje.

Exit mobile version