Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Ai ka shkruar në Facebook se sulmi rus mbi Kiev e detyron Ukrainën që të kundërveprojë, gjë që sipas tij, do të çojë në pasoja të papara në historinë e njerëzimit nëse përdoret arsenali ushtarak që të dy vendet kanë.
“Sulmi Rus mbi Kiev sot e detyron Ukrainën të mbrohet dhe kundërveproj dhe kjo shënon fillimin e një lufte që do të ketë pasoja të papara në historinë e njerëzimit nëse përdoret arsenali ushtarak që kanë të dyja vendet”, ka shkruar Abazi.