Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi përfundimisht ka ndarë rrugët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Facebook që fillon me fjalët “Po z.Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht”, Abazi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pranë kryeministrit të Kosovës.
Abazi ka thënë se Kurti në Bruksel është dakorduar me një marrëveshje në Bruksel e cila konservon rolin e Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe të cilat sipas tij “e fundosin Kosovën”.
Ai ka thënë se Kurti është “vazhdimësia e së kaluarës” dhe jo ndryshimi.
“Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa”, ka shkruar Abazi.