Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka kërkuar me urgjencë që të bëhet ndryshimi i ligjit që u mundëson punëtorëve të larguar me dhunë nga regjimi i Millosheviqit t’i njihet kontributi.
Abazi ka thënë se nuk ka logjikë që punëtorët e larguar me dhunë nga vendi i punës të vazhdojnë të mbeten të diskriminuar kundrejt atyre që në atë kohë kanë punuar në sistemin okupues.