Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po konsideron se tërheqja e trustit ka gjetur më së shumti zbatim në kuadër të implementimit të Ligjit për Rimëkëmbje.
Sipas tyre, mbi 50 përqind të qytetarëve kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Derisa zbatim të duhur ka gjetur edhe lirimi nga pagesa e rentës minerare.
Ndërkaq, u tha se ka pasur ngecje në zbatimin e Fondit Kosovar për Garantim të kredive dhe dispozitat lidhur me taksën e energjisë së ripërtritshme.
Dardan Abazi nga INDEP tha se ka pasur mungesë të komunikimit të duhur ndër-institucional për zbatimin e pakos.