Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një karrige në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka vendosur një njoftim mortor duke hapur të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Abazi i tha mediave se akuzuar Qeverinë Kurti për manipulim dhe fshehje të idesë për krijimin e Asociacionit të Kosovës, që sipas tij, forma e qeverisjes ka arritur nivel të lartë të hipokrizie.
“Është mashtrim total i idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar, për ta nxjerrë energjinë për të mos u pa ideja që ky është duke e bo Zajednicën, e pat sot mëngjes është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung, qe tregon qartazi se ne çfarë niveli ka arritur hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisjes”, është shprehur ai.
Për deputetin e Pavarur, Haki Abazi, historia është duke u ripërsëritur si ajo e viteve të 90’-ta, duke cilësuar se Qeveria Kurti ka tentuar të krijoj situata për të dirigjuar deputetët e tanishëm siç e quan ai “dredhje e dorës”.
“Në këtë vend deputetët e Kosovës e kanë shpall deklaratën kushtetuese të dy korrikut për t’i ikur dredhjes së dorës dhe çfarë po ndodhë në 2024 ose për tre vite më shumë me radhë, neve tentohet me na u dredh dora nga njerëz autokratë e njerëz palegjitimitet, të cilët nuk e kanë marrë votën e qytetarëve fare”, ka shtuar deputeti.
Gjithashtu Abazi ka ritheksuar se ndryshime pozitive nuk ka pasur nga Qeveria Kurti dhe vetëm po thellohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ai ka kritikuar kryeministrin duke thënë se këto tema për të janë të parëndësishme.
“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë institucionale që si duket për Kurtin është e parëndësishme, e keni parë në raporte ndërkombëtare as krimi as korrupsioni nuk janë luftuar nga kjo qeveri”, tha Abazi.
Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë parti, ish deputeti i Vetëvendosjes në mënyrë kategorike i mohon zërat se mund të kalojë në partitë e përfolura si ajo e PDK-së dhe ajo e PSD-së.