A$AP Rocky thotë se shpreson të rrisë “fëmijë mendjehapur” me të dashurën e tij, Rihanna.
“Shpresoj të rris fëmijë me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë”, tha reperi, 33 vjeç, në një intervistë për Dazed. “Nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm”.
“Gjërat si diversiteti dhe shkathtësia janë të rëndësishme dhe ato do të përfshihen në familje.”
Rocky dhe Rihanna mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, më 13 maj./UBTNews/