UBT News

A$AP Rocky dhe Rihanna, çifti i parë që marrin të dy çmimin Ikonë e Modës

A$AP Rocky dhe Rihanna kanë shtuar një tjetër çmim në koleksionin e tyre, pasi reperi u nderua me Çmimin e Ikonës së Modës nga Këshilli i Stilistëve të Modës të Amerikës (CFDA).

I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe ndikues, A$AP Rocky i bashkohet partneres së tij, e cila fitoi të njëjtin nder në vitin 2014, duke u bërë çifti i parë që e merr këtë çmim të dy.

Gjatë ceremonisë, Anna Wintour, drejtoresha e përmbajtjes së Condé Nast, e mirëpriti reperin në familjen e CFDA-së: “Ai është me ne sonte, vetëm dy muaj pas lindjes së fëmijës së tij të tretë. Të shohësh A$AP Rocky si një baba të përkushtuar tregon qartë sa e rëndësishme është familja për të. Tani të gjithë e mirëpresim në familjen tonë,” tha Wintour.

Çifti rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq gjatë ceremonisë vjetore të CFDA-së, e cila u mbajt në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore dhe konsiderohet si “Oskarët e Modës”.

Rihanna veshi një kostum nga koleksioni Alaïa Pranverë/Verë 2026, ndërsa A$AP Rocky zgjodhi një kostum Chanel.

Në fjalën e tij, reperi falënderoi ekipin për mbështetjen, veçanërisht gjatë momenteve më të vështira të vitit, dhe iu drejtua partneres së tij:
“Shiko, ia dolëm.” /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version