Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një konferencë për medie tha se nga komunikimet me shtabet lokale, ka pasur dalje më të madhe të qytetarëve gjatë pasdites. Ai shtoi se për AAK-në, kjo datë do të jetë historike për konfirmimin e sukseseve në të gjitha komunat ku janë në balotazh.
“Komunikimi që e kemi pasur me shtabet lokale, tregojnë që pasdite kemi një dalje më të mirë dhe nuk kemi pasur problem të theksuar dhe me rëndësi është që ky proces të kalon sa më mirë dhe i ftojmë qytetarët që ta shfrytëzojnë dhe të dalin dhe për AAK-në ka me qenë kjo datë historike në konfirmimin për të gjitha sukseset që i kemi pasur në komuna”, deklaroi ai.
Ndërsa Muharrem Nitaj ka kërkuar nga qytetarët që mos të ndikohen, derisa tha se kanë psaur informacione për disa incidente në Junik.