UBT News

AAK: Qeveria e Kosovës ta ndërprejë dialogun me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se Qeveria e Kosovës duhet ta mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për ta vlerësuar situatën aktuale pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

AAK-ja po ashtu thekson se Qeveria e Kosovës duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë deri në një situatë të re.

“Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme 3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese- AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?”, thuhet më tej në reagimin e AAK-së./UBTNews

Exit mobile version