UBT News

AAK propozon që fushata të shkurtohet në pesë ditë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.

Haradinaj ka thënë se qëndrimi i partisë që ai drejton është që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10. Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version