Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka theksuar se në takim më presidenten Vjosa Osmani ka propozuar 26 janarin si datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, propozim i cili thotë se u mbështet edhe nga partitë e tjera opozitare.
“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare”, ka shkruar në Facebook Haradinaj pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas tij, partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.
Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.