Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgatitur një rezolutë për trevjetorin e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar që kjo qeverisje të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje dhe e dyta të vetshpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri tha se kjo qeveri i ka bërë vetëm dëm vendit dhe e ka kthyer Kosovën në një gjendje që nuk ka qenë asnjëherë më parë.