Grupi parlamentar i AAK-së ka reaguar pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së. AAK konsideron se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme.
“Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë. Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.”, thuhet në reagimin e AAK-së./UBTNews