UBT News

AAK nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rikonfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit.

I pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj shkroi në Facebook se deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë pritet që në këto momente të fillojë seanca për votimin e presidentit të ri të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version