UBT News

AAK nuk ka ndryshuar qëndrim, nuk e përkrah Osmanin për presidente

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se AAK nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, duke theksuar se nuk do të përkrahin kandidaten Vjosa Osmani.

“Ne kemi mirëpritur mundësinë me biseduar me fituesit e zgjedhjeve me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre propozim, kërkesë, marrëveshje politike për të votuar presidenten ose qeverinë, nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, nuk jemi pjesë e një marrëveshje për votimin e kandidates për presidente. Kemi parë qëndrimi e LDK-së, është një marrëdhënie e re në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por sa i përket Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Haradinaj.

Haradinaj në konferencë për media sot doli të flas për rritjen e çmimit të energjisë. Me ç’rast ka thënë se duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike.

“Rritja e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrialë veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese, por në një të ardhme të afërt dhe të gjitha familjet tona. Duhet të rishikohet i gjithë procesin liberalizimit të energjisë elektrike. Është një lloj monopoli në emër te liberalizimit të tregut liberalizimi është i rrejshëm”, tha Haradinaj.

Haradinaj i bëri thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime të menjëhershme që mos të lejojë të ndodhë rritja e çmimit të energjisë.

“Të ndryshohen marrëdhëniet në mes të KEK dhe KESKO në mënyrë që mos t’i lejohen vetëm një operatori privilegje”, shtoi ai.

Exit mobile version